Subhi Jakupi reagon: Në KSHZ nuk u akuzuam për korrupsion por për mos transparencë


Pas publikimit të lajmit në Pa Censurë se BDI do të emërojë në postin e Avokatit të Shtetit, Subhi Jakupin, ish nënkryetarin e KSHZ-së , i cili dha dorëheqje nga posti i mëparshëm pasi u akuzuan për korrupsion, thotë se kjo nuk është e vërtetë!

Në reagimin e Subhi Jakupit shkruan: “Në Raportit të Entit për Revision për pjesën ku ju përmendni korrupsionin në KSHZ, që ishte potencuar nga ambasadori Amerikan Bejli, ka qenë për mos transparencë, ju e dini se unë nga viti 2015, kam qenë anëtarë i KSHZ-së, ndërsa shpallja e vendimeve te KSHZ-së ka qenë nën kompetencë të kryetarit të KSHZ-së dhe sekretarit gjeneral! Puna ime si nënkryetar i KSHZ-së nga viti 2006-2015 ka qenë e vlerësuar si transparente nga gazetarët, që kanë pasur rastin të punojnë me mua”- ka shkruar Subhiu

Teksa ambasadori Bejli në vitin 2017, akuzoi drejtëpërdrejtë anëtarët e KSHZ-së për korrupsion, pasi të njëjtët kishin marrë nëntë rroga shtesë dhe gjithë këtë e kishin bërë me dyer të mbyllura, larg syrit të mediave dhe opinionit!/PaCensurë