Absurdi/ Vendosi të ndahej pas 7 vitesh martesë, burri i kërkoi qira


Në moshën 23-vjeçare Sidorela u martua me shkuesi për hir të mentalitetit, por jeta bashkëshortore nuk rezultoi një histori përallash. Ajo rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se pas ardhjes së djalit në jetë marrëdhënia e tyre hasi probleme dhe pas kthimit të tij nga Gjermania, Sidorela zbuloi edhe tradhtinë.

Ndërkohë prej tij nuk kishte asnjë ndihmë financiare dhe djalin po e rriste e vetme. Gjendja u bë e padurueshme dhe Sidorela vendosi të ndahej. Ndarja ishte e dhunshme dhe bashkëshorti pati kërkesa absurde ndaj saj.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ti the “stop, unë do iki?”

Sidorela: Pas 7 vjet vuajtjeje, i thashë stop se nuk po mundja dot më. O do ishte t’i jepja fund jetës time, ose do ndahesha nga ai.

Ardit Gjebrea: Por ka një moment që e mbush kupën, që ndodh një gjë. Ndodhi ndonjë gjë apo jo?

Sidorela: Jo, thjesht jam zënë atë ditë, më ka nxjerrë zvarrë nga shtëpia, mora çunin, më tha “ik, kjo s’është shtëpia jote! Edhe për kaq sa ke ndenjur, dua qira nga ti”. Mora çunin, ika.

Ardit Gjebrea: Duke qenë nëna e djalit?

Sidorela: “Dua qira nga ty” tha sepse kjo nuk është shtëpia jote. Aty i tha djali “mos, mos mamin tim, mos e prek” sepse më ka goditur dhe pastaj mbaroi, mora çunin ika. Nuk mundem më zoti Ardit sepse kjo nuk është se ishte hera e parë. Unë kisha ikur 2-3 herë dhe isha kthyer për hir të familjes time se nuk dua t’i rëndoj mamin e babin tim, ata janë gjëja më e shtrenjtë që kam në jetë./tvklan.al

Baby Boo