Në Irlandë kryeministri zgjidhet nga partia që mori më pak deputet


Udhëheqësi i partisë Fianna Fail, Micheal Martin është zgjedhur kryeministër i Irlandës, me një shumicë prej 93 votash në një seancë të veçantë parlamentare që u zhvillua në Dublin.

A do të ndodhë edhe kjo në Maqedoninë e Veriut vetëm pas pak kohësh kur kërkohet një kryeministër shqiptar, kjo pritet të shihet por në ndërkohë që rasti i Irlandës duket se po merr formë edhe në këtë vend multietnik .
Martin do të drejtojë një qeveri të paprecendentë koalicioni midis rivalëve Fine Gael dhe Fianna Fail, së bashku me partinë e Gjelbër.

Por përderisa në Irlandë zgjidhet kryeministër Michael Martin me 37 nga gjithsej 160 deputet,në Maqedoninë e Veriut ndodhë një rast krejtësisht tjetër kur posti i kryeministrit vazhdon të mbetet vetëm në duart e dy partive të mëdha maqedonase që konsiderojnë se kryeministri i takon partisë fituese dhe që po bëjnë një luftë të ashpër politike vetëmpse në horizont është shfaqur tashmë ideja e një kryeministri shqiptarë e vënë kjo nga partia më e fuqishme shqiptare BDI percjelle.

Për kryeministrin e ri në Irlandë janë marrë vesht ta ndajnë postin e kryeministrit me nga 2.5 vjet me partinë tjetër në koalicion ( mandati kryeministrit 5 vjet).

Ndryshe partia e Ali Ahmetit këmbëngul se tashmë është koha për kryeministrin shqiptar dhe në këtë rast shembulli i Irlandës është më i mirë i mundshëm se si arrihet kjo./TetovaSot

Baby Boo