Në çantën e shkollës i gjendet drogë 17 vjeçares nga Shkupi, arrestohet në oborrin e shkollës


Dje në orën 18:30 është privuar liria nga liria një vajzë e mitur 17 vjeçare, nga ana e zyrtarëve policor të Stacionit të Policisë Kisella Vodë , të cilës i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë gjatë kontrollit në çantën e shpinës së saj të shkollës, të kryer në oborrin e shkollës fillore shkollë në zonën e Kisella Vodës, sqarojnë nga MPB, shkruan Pa Censurë.

Në prani të prindit,avokatit dhe një inspektori për delikuencën e të miturve, në stacionin policor është zhvilluar një intervistë zyrtare me të, ku ka sqaruar krimin.

“E mitura i është dorëzuar prindit, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, shtoi policia.Pa Censurë

Baby Boo