NË 15 KONSULLATA NUK DO TË VOTOHET PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE (VIDEO)


Në pesëmbëdhjetë përfaqësi konsullare diplomatike nuk do të ketë votime për zgjedhjet presidenciale,  pasi numri i personave të paraqitur për të realizuar të drejtën e tyre të votës, nuk ka arritur në 10.  Qytetarët e diasporës do të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës në 32 vende, ndërsa numri i personave që kanë parashtruar kërkesë për votim është 1836. Sipas KSHZ-së, qytetarët që në rrethin e parë të zgjedhjeve e realizojnë të drejtën e tyre të votës në njërën nga përfaqësitë diplomatike konsollare, do të duhet që edhe në rrethin e dytë të votojnë në të njejtin vend për ku edhe kanë parashtruar kërkesë.

Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së
“ Në bazë të konkluzionit përfundimtar, kërkesë kanë dorëzuar 1836 qytetarë, të cilët kërkojnë të votojnë në diasporë, prej ku 1830 i kanë plotësuar kushtet e parapara. Një ndër kushtet është që duhet të kenë të paraqitur minimum 10 qytetarë të cilët dëshirojnë të votojnë në diasporë dhe të hapin vendvotim. Në bazë të raportit të dorëzuar nga anaa e administratës , në 15 përfaqësi diplomatike konsulare nuk do të ketë votim në diasporë, pasiqë numri i të paraqiturvve për të votuar atje është nën numrin 10. Edhe ato në këto përfaqësi diplomatike konsullore, Ankarë, Astanë, Athinë, Varshavë, Doha, Kajro, Kiev, Madrid, Moskë, Nju Dellhi, Pekin, Podgoricë, Selanik, Sofje dhe Tiranë. Ndërsa 32 përfaqësi diplomatike konsullare, qytetarët do të mund të votojnë. ”

Në KSHZ u shpalos edhe numri i personave që kanë kryer kontroll në listën zgjedhore dhe numri i përgjithshëm i tyre është 53 972 qytetarë.

Ditmire Shehu, kryetar i  KSHZ-së

“Prej 23 shkurt deri 14 mars 2019, qytetarët që u kontrolluan në istën zgjedhore numri i tyre është 53 972, qytetarët për të cilët është miratuar aktvendim për pranim në listën zgjedhore janë 517, qytetarët për të cilët është miratuar aktvendim për shlyerje janë 412, qytetarët tek të cilët është kryer ndryshimi në listën zgjdhore janë 129 qytetarë, qytetarët me vendbanim të shlyer të cilët bënë shqyrtim në listën zgjedhore është një qytetarë ”

Lista përfundimtare zgjedhore do të publikohet më 29 mars dhe e njejta do të duhet të jetë e njejtë për të dyja raundet zgjedhore.

Baby Boo