Mijallkov kërkon të ndërprehet gjykimi kundër tij në “Target-Fortesa” duke e përmend faljen nga Ivanov


Gjykatësja Xheneta Begtoviq e filloi gjykimin për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tarket-Fortesa” për përgjim masovik joligjor pasi e veçoi procedurën për Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin të cilët gjenden në Greqi si dhe për Gordana Jankullovsken e cila është shtatzënë, shkruan Sdk.mk, transmetonPortalb.mk.

Sapo filloi seanca u ngrit në këmbë avokati i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe tha: “Duke pasur parasysh se klienti im është liruar nga vepra penale me vendimin e presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, porai vendim nuk mund të suspendohet me Ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për amnisti, të paktën gjykata ta ndërprerë procedurën kundër tij”.

Pas tij u ngrit edhe avokati tjetër, i cili kërkoi që përveç Mijallkovit të lirohet edhe e  akuzuara Valentina Simonovska nga DSK-ja, të cilën gjithashtu presidenti Ivanov e ka falur me 56 të dyshuarit e atëhershëm të mundshëm.

“Abolimi i Ivanovit nuk mund të tërhiqet”, tha Avokati.

Deri sa Mijallkov përmendte amnistinë nga Ivanovi, të akuzuarit tjerë: Vladimir Varelov (me identitetin e të cilit Grujovski ka ikur nga Maqedonia), Marjan Shumulikovski, Silvana Zllatkova, Vasil Isakovski dhe Nadica Nikoliq vetëm shikoheshin ndërmjet veti. Ato nuk përfshihen në amnistinë e Ivanovit.

Pas pauzës, gjykatësja caktoi termin për mbajtjen e seancave me 13 dhe 19 shtator pas pushimeve.

Baby Boo