Thaçi në stilin e Putinit, mori me vete kamerë gjatë lundrimit në Ujman


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka imituar Vladimir Putinin, kur ka shkuar në Ujman dhe ka marrë me vete një kameraman për të pasqyruar vizitën atje.

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi pa asnjë paralajmërim kishte vizituar sot Ujmanin dhe pikën kufitare në Bërnjak. Kishte lundruar edhe mbi liqenin e Ujmanit.

Mirëpo, gjatë qëndrimit në Ujman, Presidenti ka marrë me vete edhe një kameraman për të paraqitur sa më mirë aktivitetin e tij. Në këtë mënyrë, Thaçi e ka imituar Presidentin rus, Vladimir Putin, i cili merr me vete kameraman sa herë bën ndonjë aktivitet, qoftë, edhe të rëndomtë.

Presidenti kosovar shkoi në pjesën Veriore vetëm tri javë pas vizitës së Vucicit atje.

Presidenti organizoi shkuarjen në Veri në kohën kur në Prishtinë po mbahej protesta kundër tij e thirrur nga Vetëvendosje.

Bashkë me Presidentin në Veri ishin Shefi i AKI’së, Bashkim Smakaj, Shefi i Policisë, Rashit Qalaj dhe dy Ministrat, Bedri Hamza e Abelard Tahiri.

Baby Boo