Ndryshimet në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë, peng i politikës


Vendin vakant në Këshillin Gjyqësorë që i takon komuniteteve etnike, presidenti i shtetit Ivanov do ta plotësojë pa konsultimin e partive. Në më pak se gjashtë muaj nga mbarimi i mandatit, Gjorge Ivanov ka pozuar Bujar Sabriun nga Tetova, emri i të cilit tashmë është dorëzuar në Kuvend.

“Propozimi i presidentit Ivanov për anëtar të Këshillit gjyqësorë është dorëzuar pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sipas dispozitave dhe afateve ligjore”, theksuan nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Lajme Ekonomi Sport Magazina Femra Stili Shendetesi Kuzhina Auto Teknologji Fun

LAJME / MAQEDONI

Ndryshimet në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë, peng i politikës

22 minuta më parë

0 Shkepje

 

Vendin vakant në Këshillin Gjyqësorë që i takon komuniteteve etnike, presidenti i shtetit Ivanov do ta plotësojë pa konsultimin e partive. Në më pak se gjashtë muaj nga mbarimi i mandatit, Gjorge Ivanov ka pozuar Bujar Sabriun nga Tetova, emri i të cilit tashmë është dorëzuar në Kuvend.

“Propozimi i presidentit Ivanov për anëtar të Këshillit gjyqësorë është dorëzuar pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sipas dispozitave dhe afateve ligjore”, theksuan nga kabineti i presidentit të Maqedonisë

Ndërsa nga Kuvendi sqarojnë se propozimi i Ivanovit nuk ka mbërritur deri te shërbimet e kuvendit, edhe pse mandati i anëtarit të deritanishëm Bekim Rexhepi kaloi që para vitit të ri. Nga Kuvendi i cili duhet ta votojë propozimin e Ivanovit nuk ka paralajmërime se do e vendosin në rend të ditës para deputetëve të votojnë për Sabriun apo do presin të përfundojë mandati i presidentit Ivanov, pas çka presidenti i ri do jepte propozim të ri.

Emri i Bujar Sabriut nuk është i panjohur për Këshillin gjyqësor. Ai ishte anëtarë i këtij trupi nga viti 2007 deri në vitin 2013. Jozyrtarisht për BDI-në, propozimi i tanishëm i presidentit Ivanov për anëtarë të Këshillit gjyqësor nuk është zgjidhje të cilën do ta kishin mbështetur.

Për këto shkaqe, sipas informatave të Alsat M, propozimi me siguri nuk do të gjendet para deputetëve, për arsyen se Bujar Sabriu nuk është bashkëpunëtor i tyre i afër, e as që kanë pasur ndikim në përzgjedhjen e Ivanovit që si anëtarë në Këshillin gjyqësor ta propozojë pikërisht Bujar Sabriun.

Baby Boo