Bekteshi: U shpallën dy thirrje për mbështetje të kompanive me 1 milionë euro, ja kushtet që duhet ti plotësojnë


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në një konferencë për media informoi se Ministria e Ekonomisë në përputhje me Programin për Zhvillimin e Ndërmarrësisë dhe Konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për vitin 2022 shpalli dythirrje publike për mbështetje të kompanive vendore.
“Janë publikuar thirrjet publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe subvencionimi i zejtarëve, që do të zgjasin deri më 6 maj të vitit 2022, respektivisht një muaj. Mbështetja nga Ministria e Ekonomisë që është parashikuar për kompanitë vendore përmes këtyre dy thirrjeve publike është gjithsej 56 milionë denarë, respektivisht përafërsisht NJË milion euro. Me këtë rast, gjithsej 50 milionë denarë janë parashikuar për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme ose rreth 800 mijë euro dhe 6 milionë denarë për mbështetjen e zejtarëve ose 100 mijë euro”.
Siç informoi ministri Bekteshi, kushtet e thirrjes publike për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme parashikojnë të punësojnë së paku tre persona, respektivisht së paku dy persona nëse aplikanti është ndërmarrje në pronësi dhe i drejtuar nga grua, ndërsa do të bashkëfinancohen 30 përqind e shpenzimeve të dëshmuara të bëra për blerjen e makinave të nevojshme për procesin e prodhimit, por jo më shumë se 200.000 denarë për kërkues.

Baby Boo