Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i lëndës së Prokurorisë Speciale “Tanku”. Në seancën e fundit dëgjimore dëshmoi ish shefi i sigurimit i të Gruevskit, Dejan Mitrovski Urko.
Përndryshe rasti “Tank” ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro. Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB, Gjoko Popovski.
Në rastin “Tanku”, gjykata e ndau procedurën për ish ministren e brendshme, Gordana Jankulloska për shkak të shtatzënisë së rrezikuar.