Kufoma qëndron në Pulmologji për shtatë orë, drejtoresha thotë se largimi ishte obligim i familjarëve


Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, ka sqaruar për KOHËN rastin e një ku*fome e cila po qëndron në njërën nga dhomat e kësaj klinike, për rreth shtatë orë.
Ajo ka thënë vi8ktima është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Emergjenca dhe ende nuk ka pasur rezultat nëse ajo ka qenë apo jo e infektuar me COVID-19.

Sipas saj, në mungesë të rezultatit, obligimi ka qenë i familjes që ta bartë kuf**omën në morg.
“Rasti kur ka ardhur nga emergjenca shumë shpejtë ka vd*ekur në Klinikën tonë. Ne e kemi pasur rastin të dyshimtë sepse nuk ka pasur rezultat, familjarët nuk kanë dashur ta marrin obligim që ta dërgojnë në mo8rg sepse nuk kanë dashur të bëjnë shpenzime të dyfishta. Familjarët e kanë lënë në klinikë, dhe jo klinika. Tash ka ardh rezultati Covid pozitiv dhe tashmë për dy-tre minuta dërgohet në morg”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky është rasti i dytë i ngjashëm. Një i tillë kishte ndodhur edhe në muajin mars.
Rastin e ka publikuar në Facebook një qytetar, derisa ka bërë të ditur se kufoma po qëndron bashkë me pacientë të cilët po marrin trajtim për COVID-19.

https://www.facebook.com/nesim.maxhuni/posts/10158963013194255

Baby Boo