NDODH NË RADHIMË, DY ISH BASHKËSHORTËT RRAHIN NJËRI-TJETRIN, PASTAJ SHKOJNË NË POLICI


Një rast i rrallë dhune në familje ka ndodhur në Radhimë të Vlorës.

Mësohet se dy ish-bashkëshortë, kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Pas gjithë kësaj ata i janë drejtuar policisë.

Pas denoncimeve nga të dyja palët, nga ana tjetër policia e Vlorës, plotësoi kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes së menjëhershme, për të dy protagonistët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A. R., vjeç 55, banues në Radhimë, pasi në Radhim, në banesë, ish-bashkëshortja L. R., vjeçe 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 20. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L. R., vjeçe 45, banues në Radhimë, pasi ish-bashkëshorti A. R., vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Baby Boo