Hasani: Do të lejojmë faljen e teravive, por nëse na lejojnë numrat me Covid-19

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani është përgjigjur kreut të BFI-së, Shaqir Fetahut ku thotë se do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të lejohet falja e namazit të teravisë në ditët e fundit të Ramazanit.

Baby Boo

Hasani në ClickPlus tha se do të lejojnë kryerjen e këtij rituali mysliman, por nëse lejojnë numrat e rasteve pozitive dhe të viktimave nga Covid-19.
“Patjetër se po. Është prioritet i të gjithë aspekti shpirtëror i ynë dhe është imperativ se ne të gjithë duhet të punojmë në plotësimin e kërkesave shpirtërore”, tha Hasani.

Më tej shtoi: “Por nëse shohim se numrat nuk na lejojnë, është e palogjikshme t’i japim prioritet spiritualiteti para numrave të vdekjeve”.

Restorant Lumare