Xharra: Pse e kritikoni Adriana Matoshin?


Adriana Matoshi eshte nje prej aktoreve me te mira qe ka Kosova. Ajo eshte shperblyer shume here me cmime te rendesishme nderkombetare duke na bere krenar me paraqitjet e saj. Ajo eshte nje nene e mrekullueshme grua e suksesshme, person me zemer te madhe qe din me dhane dashni e plote energji pozitive. Per fat te keq ajo jeton ne nje shoqeri te prapambetun deri ne ate shkalle sa qe duhet me dale e me e arsyetu lidhjen e saj me nje futbollist me ngjyre. E kush po e gjykon Adrianen? Nje popull i shtypun historikisht te trajtuar çnjerezisht, te konsideruar qytetare te dores se dyte…

Duke jetu ne terr, te ngulfatun prej shpirtngushtesise. Veshja, e selfit jane vec nje luster e rrejshme e stagnimit tane shoqeror. Ne dekadat e fundit grate shqiptare kane qene suksesi me i madh ne tana fushat; politike, sport, art…E grate vazhdojne me qene me te gjykuara, duke jetu ne terror psikologjik. Ne e kemi ne dore me e ndryshu kete realitet, tu mos e ca kryet per poshtersite e rrethit ku jetojme. Adriana vazhdo me jetu jeten tande e lumtur e pozitive

Baby Boo