Ditëve në vijim do të jetë shumë ftohtë, mëngjeset edhe deri -15


Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth dhe nën zero.

Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë në Gjevgjeli. Në Shkup temperatura do të lëvizë prej -9 deri dy gradë.

Të martën pritet temperatura më e ulët e mëngjesit të jetë -15 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM, më ftohtë do të jetë të hënën me temperaturë ditore prej -5 deri dy gradë.

Baby Boo