Ndiqen penalisht dy persona, kanë regjistruar një veturë me të dhëna të rrejshme


Zyra e jashtm në Vinicë ka ngritur padi penale kundër N.D.(39) nga Shkupi për
shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” dhe kundër S.K.(48) nga Shkupi për shkak të
ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ punë e pandërgjegjshme nëshërbim”.

Me 21.01.2016 i padituri i parë, i punësuar në një firmë private nga Shkupi ka dhënë një vërtetim të rrejshëm për plotësimin e kërkesave teknike për veturën transportuese, në pronësi
të një firme private nga fshati Leski.

Pas kësaj, i padituri i dytë, edhe përskaj asaj se në dokumentacionin për veturën e përmendur, ka pasur mospërputhje me të dhënat për vitin e prodhimit dhe vërtetimit të paditurit të parë, ka dhënë pëlqim për regjistrimin e veturës.

Baby Boo