Ky është ekipi i cili ka numrin më të madh të lojtarëve që janë agjërues


Aktualisht jemi në muajin më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, që është muaji i Ramazanit. Shumë yje botërorë si Benzema, Mane, Salah e plot të tjerë janë ndër emrat më të njohur në botën e futbollit që argjërojnë.

Ndërkohë sa i përket Superiores, në një kronikë të “Top Channel” thuhet se Tirana është ekipi i elitës së Shqipërisë me më shumë lojtarë që mbajnë Ramazanin, plot 9 lojtarë.

Trajneri Orges Shehi e ka kaluar stërvitjen pasdite për t’i ndihmuar më tepër futbollistët, ndërsa vetë ata shprehen se kjo sakrificë nuk është asgjë për ta sa i përket vështirësisë.

“Nuk është hera e parë që agjërojnë, ndoshta ditët e para e kanë pak të vështirë por më pas organizmi mësohet. Ne për këtë arsye kemi transferuar edhe stërvitjen në oraret e pasdites për t’ia bërë atyre më të lehtë”, thotë Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Vitin e kaluar e kishim më të vështirë pasi kishim edhe presionin e kampionatit, tani jemi më të relaksuar. Agjërimi ika qenë shumë mirë Elhadulillah, shpresoj të vazhdoj kështu”, tregon Visar Bekaj, portier dardan i Tiranës

“Ato që nuk e dinë çfarë është agjërimi mendojnë se është diçka ëoë, por është obligim dhe ia vlen me sakrifiku, nuk po na pengon as në stërvitje as jashtë saj. Me padurim e kemi prit dhe dashtë Zoti të gjithë besimtarëve myslimanë ia u lehtëson dhe ja u pranon çdo lutje dhe çdo agjërim”, tha futbollisti Taulant Seferi.

Baby Boo