Ariu zbret në fshatin Forinë të Gostivarit, tenton të hyjë në një stallë


QMK Rajonale – Tetovë ka raportuar se në numrin 112, një qytetar nga fshati Forinë i komunës së Gostivarit ka raportuar vonë në orët e pasdites se në pronën e tij në afërsi të stallës së tij kishte ardhur një ari, i cili po lëvizte rreth hambarit.

Menjëherë është njoftuar Stacioni Policor – Gostivar, ekipi i të cilit ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është hetuar me kujdes, pas së cilës është raportuar se kafsha nuk ka dëmtuar stallën dhe gardhin rreth shtëpisë, por vëreheshin qartë gjurmët e ariut.

Paralelisht me denoncimin e ariut në policinë e Gostivarit, QMK Rajonale – Tetovë ka njoftuar Komunën e Gostivarit dhe Inspektoratin e Mjedisit që të ndërmarrin masa të mëtutjeshme nën juridiksionin e tyre.

Baby Boo