Ahmeti kthehet në ditët studentore (FOTO)


Sa herë kur ndodhin të kujtojmë ngjarje të rëndësishme kombëtare, kthehemi të gjithë tek ato kohëra të lavdishme që ishin pikënisja e çdo gjëje në rrugëtimin e vështirë drejt lirisë që shqiptarët e kanë paguar me një çmim të lartë.

Dhe në këto përvjetorë nuk ka si mungon njëri ndër pro*tagonistët kryesorë që gjithë jetën veproi për kauzën e madhe shqiptare. Ai është Ali Ahmeti. 40 vjet pas ngjarjeve studentore në Prishtinë ,kreu i BDI-SË Ali Ahmeti ishte në vendin ku u zhvilluan këto pr*otesta gjithëpopullore që filluan si një lëvizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë dhe që ishin pikënisja e një sërë ngjarjesh për çlirimin e shqiptarëve nga një ar*mik i ash*për serb derisa po në këto pr*otesta u zbraz gjithë ai mll*ef i grumbulluar prej kohësh.

Ali Ahmeti ishte sot në kryeqendrën e Kosovës në aktivitetet për nder të 40 vjetorit të demon*stratave ku u hodh edhe gurëthemeli për nder të këtij evenimenti të rëndësishëm ku merrnin pjesë personalitete të veçanta përfshirë edhe kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.
Pasi mori pjesë në aktivitetet për nder të 40 vjetorit të demo*nstratave, Kurti tha se e veçanta e saj ishte se studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë për të kërkuar liri dhe barazi kushtetuese sikur popujt tjerë.

“Sot më 11 mars shënojmë 40-vjetorin e demon*stratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore në ballë të së cilave, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. Asokohe, studentët u organizuan nga mensa, konviktet, universiteti për të drejtat e shqiptarëve për Kushtetutën dhe Kosovën në mënyrë që edhe ajo të jetë e barabartë përmes statusit të Republikës. Demo*nstratat e vitit 1981, sikurse edhe çdo grup tjetër të demo*nstratave në historinë e shqiptarëve ndodhet ndërmjet demo*nstratave të vitit 1968 për universitet dhe demo*nstratave të vitit 1988-1989, kundër sup*rimimit të autonomisë. Por e veçanta e demo*nstratave të vitit 1981 është se studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë dhe në këtë mënyrë në emër të Kosovës kërkonin jo thjesht liri, por edhe barazi kushtetuese me popujt dhe Republikat tjera”, tha Kurti .

Të përkujtojmë se në ato demo*nstrata shërbimi policor pas inter*venimit br*utal ndaj studetëve të revoltuar parabur*gosi një numër të madh të tyre. Kjo ndërhyrje shkaktonë demo*nstratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cila po ashtu shtypet me dhu*në dhe parabu*gosen disa student. Më këtë fillon edhe zinxhiri i demo*nstratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demo*nstratat e Punëtorëve” në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të bur*gosur. Përsëri, organet shtetërore inte*rvenojnë me tërë br*utalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, ar*mata Jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdoi deri me fillimin e lu*ftës në Kosovë.

Baby Boo