Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar, ishte i in*fektuar me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje të rënda

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën, informoi këtë pasdite Ministria e Shëndetësisë, nga ku shtojnë se bëhet fjalë për një fëmijë që vuante nga sëmundje të rënda. Pacienti i ri para një viti u ishte nënshtruar disa operacioneve kirurgjike. Para 5 ditëve, 15 minuta para mesnatës ishte çuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në gjendje të dehidruar. Për shkak të gjendjes kritike, mjekët menjëherë kanë filluar me trajtim intensiv. Analizat laboratorike kanë treguar se bëhet fjalë për anemi dhe përkeqësim të parametrave si pasojë e sëmundjeve nga të cilat vuante. Edhe përkundër terapisë që e ka marrë, gjendja e fëmijës u përkeqësua. Për shkak të protokolleve kovid, pacientit i ishte bërë test që kishte rezultuar pozitiv me virusin korona.