Drini Zeqo: U largova nga BBVIP për familjen. Është më e rëndësishme se gara!


Drini Zeqo përmes një reagimi zyrtar, ka zbuluar se arsyeja pse ai u largua nga Big Brother Vip3 ka qenë familja.

Moderatori në Instagram shkruan se vendosi që para garës në BBVIP për çmimin e madh, të qëndronte krah familjes.

“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan Drini.

Baby Boo