Ndërron jetë hendbollisti 20 vjeçar nga Maqedonia


Përfaqësuesi i hendbollit për të rinj dhe anëtar i ekipit të ligës së parë KH Butel, Marko Bozhinovski, ndërroi jetë sot papritmas në moshën 20-vjeçare, njoftoi Federata e Hendbollit të Maqedonisë. (FHM).
“Me pikëllim dhe mosbesim të madh dërgojmë përshëndetjet e tona të fundit për vdekjen shumë të hershme të përfaqësuesit të të rinjve Marko Bozhinovski. Pusho në paqe, ngushëllime familjes”, publikoi sot pasdite FHM.

Bozhinovski karrierën në hendboll e filloi në ekipin Metalurg të Shkupit, ndërsa gjatë dy viteve të fundit e mbante fanellën e ekipit të Butelit, për të cilin dje e luajti lojën e tij të fundit.
Vdekja e Bozhinovskit është tragjedia e dytë në hendbollin e Maqedonisë së Veriut për një periudhë të shkurtër, pasi të premten nga ujërat e Liqenit të Ohrit ishte nxjerrë trupi i pajetë i përfaqësuesit dhe portier i ekipit të ligës së parë, Ohri, Nikolla Danillovski.

Baby Boo