Elon Musk paditet për “skemën piramidale” Dogecoin


Elon Musk u padit për 258 miliardë dollarë nga një investitor i monedhës digjitale Dogecoin, i cili e akuzoi atë për drejtimin e një skeme piramidale për të mbështetur kriptomonedhën. Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, paditësi Keith Johnson akuzoi Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e turizmit hapësinor SpaceX për shantazh në reklamimin e Dogecoin dhe rritjen e çmimit të tij, me qëllim që më vonë të lënë çmimin të bjerë.

“Të paditurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë, por serish e promovuan për të përfituar nga tregtimi i tij”, thuhej në ankesë.
“Musk përdori piedestalin e tij si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar Skemën Piramidale Dogecoin për përfitim, ekspozim dhe argëtim”. Ankesa gjithashtu grumbullon komente nga Warren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës.

Johnson po kërkon dëmshpërblim me vlerë trefishi i rënies prej 86 miliardë dollarësh në vlerën e tregut të Dogecoin që nga maji 2021. Ai gjithashtu dëshiron të bllokojë Musk dhe kompanitë e tij nga promovimi i Dogecoin dhe një gjykatës të deklarojë se tregtimi i Dogecoin, bazuar ligjit federal dhe të Nju Jorkut, të konsiderohet si kumar. Dogecoin tregtohej me rreth 5.8 cent të enjten, një diferencë e madhe nga kulmi i majit 2021 prej rreth 74 cent.

Baby Boo