Fero sjell këngën e re “Bella” me protagoniste në klip bashkëshorten Arbenita Ismajlin (VIDEO)


Reperi nga Gjilani, Fero, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Artisti sot (e hënë) ka publikuar këngën e re të titulluar “Bella” që i dedikohet bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Duke qenë se është bërë një projekt vetëm për të, ajo ka qenë edhe protagoniste kryesore në videoklip.
Çifti shfaqen në skena atraktive duke treguar dashurinë e madhe që ndjejnë për njëri-tjetrin.

Teksti është shkruar nga vet reperi, kurse për producimin u përkujdes Lorikm (Vn Entertainment).

Videoja u realizua nga produksioni i njohur, “Gent Films”.
Klipi siç duket u realizua kur dyshja po shijonin pushimet e verës në Mal të Zi.

Baby Boo