Ndërron jetë Hajra, nëna boshnjake që kërkonte birin e saj për 26 vjet


Hajra Çatiq, një figurë kryesore në përpjekjet për të gjetur eshtrat e mbi 8 mijë muslimanëve boshnjakë të vr*arë në ma*sakrën e Srebrenicës në vitin 1995 dhe për të sjellë su*lmuesit e tyre para drejtësisë, vd*iq të martën.
Çatiq, 78 vjeçare i kaloi 26 vitet e fundit duke lu*ftuar për të gjetur eshtrat e djalit të saj i cili vd*iq në mizorinë më të keqe të Evropës që nga Lu*fta e Dytë Botërore.

Ajo humbi 20 të afërm meshkuj, duke përfshirë burrin dhe djalin e saj Nino Çatiq, korrespondent i Srebrenicës për disa gazeta boshnjake dhe media të tjera gjatë lu*ftës së viteve 1992-1995, i cili ishte 26 vjeç kur vd*iq.
“Hajra Çatiq vd*iq sot pa qenë në gjendje të marrë pjesë në funeralin e djalit të saj Nihad Nino Çatiq,” njoftoi qendra përkujtimore e Srebrenicës në një deklaratë.

Për 26 vjet “ajo ruajti kujtimin e guximit të këtij reporteri të luftës nga Srebrenica, duke i inkurajuar të tjerët se lu*fta për të vërtetën dhe drejtësinë nuk mund dhe nuk duhet të pushojë”, thuhet në deklaratë.
Serbët vr*anë më shumë se 8,000 burra dhe djem në ditët në vijim dhe i varrosën në varre masive në rajon.
“Sikur të gjeja një gisht të djalit tim, do të kisha diçka për të varr*osur”, kishte thënë ajo për AFP në 2010.
Ajo drejtoi shoqatën Gratë e Srebrenicës në qytetin verilindor të Tuzlës, ku ajo u largua pas masakrës.

Çatiq organizoi një pro&testë në ditën e 11 të çdo muaji për të kërkuar arr&estimin e përgjegjësve.
Udhëheqësi serb boshnjak i kohës së lu*ftës Radovan Karaxhiq dhe shefi i tij i ushtrisë Ratko Mlladiq u dënuan më vonë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e OKB-së për kr*imet e lu*ftës, veçanërisht për gjen&ocidin në Srebrenicë.
Mediat lokale raportuan se Çatiq vdiq pas një sëmundjeje të gjatë në Sarajevë.

Baby Boo