Teuta Arifi: Filloi rikonstruimi i rrugës Lenin në Tetovë

Sot ka filluar Rikonstruimi i rrugës Lenin në Tetovë, këtë e paralajmëroi Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi nga rrjeti i sajë social facebook.

Baby Boo

Rruga “Lenin” gjendet përballë spitalit klinik në Tetovë dhe kjo rrugë lidhet me bulevardin “Bllagoja Toska” e cila është duke u regulluar dhe pas përfundimit të këtijë projekti, qytetarët e Tetovës do ta kenë më të lehtë qarkullimin nëpër qytet.

Edhe 20 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, por kësajë rradhe kjo fushatë duket më ndryshe pasi që kryetarët aktual mundohen që në afate rekorde ti përmbushin premtimet që i kanë dhënë qytetarëve, kurse kandidatët pretendent për kryetar komunash kanë filluar me shpalosjen e projekteve të tyre për katër vitet e ardhshme.