“Na mungojnë shqiptarët, ata janë më të mirët”/ Fermerët grekë në hall për punëtorë, pemët po iu thahen


Tani që jemi në pranverë, fermerët grekë janë të frikësuar për fatin e pemëve frutore që kanë pasi ato së shpejti do japin frytet e para por s’ka kush të kujdeset për to.

Ata e ndiejnë mungesën e shqiptarëve tani që pemët duan kujdesin e duhur për t’i bërë gati për sezonin e vjeljes. Fermerët mbi rrafshinën me pjeshkët e Pellës dhe Imathias janë të shqetësuar për fatin e pemëve që kanë pasi mungon dora e njeriut për të rralluar degët, hequr gjethet dhe mbledhur frytet.

Christos Giannakakis, nënkryetar i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore i cili është ngarkuar vitet e fundit me detyrën e vështirë për të kërkuar dhe gjetur punëtorë sezonalë thotë:

Një ngricë do të na shpëtojë…

Fermerët dhe përfaqësuesit e bujqësisë greke vijojnë kërkimet për punëtorë në Egjipt, Vietnam, Indi, Pakistan, Tajlandë, Kazakistan, Peru, Ekuador dhe kudo tjetër. Ata po kërkojnë për punëtorë nga Azia dhe Afrika pasi shqiptarët që deri para disa vitesh mbanin gjallë ekonominë në fushat greke (krasitje, grumbullim, vjelje, ngarkim-shkarkim) janë larguar.

Nënkryetar i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore është i vetëdijshëm se tani punëtorët po largohen drejt vendeve të Evropës për rroga më të larta ndërsa shton se grekët nuk dalin vetë në fusha.

Grekët nuk dalin në fusha dhe Ballkani është tharë. Njerëzit largohen nga vendi i tyre për në Gjermani, Francë, Itali, ku kanë rroga më të larta, pse do të vijnë tek ne? Bullgaria nuk ka punëtorë, po ashtu edhe Rumania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut. Ata po ikin për në Evropë. Nëse kemi fat, do të sjellim nga Kazakistani dhe më pas nga vendet e Azisë Juglindore. Punëtori duhet të jetë së paku gjashtë orë në fushë, në të nxehtë dhe të ftohtë. Cili grek do ta bëjë këtë? Si shoqatë rurale kemi dërguar një thirrje interesimi përmes komunës, por nuk ka pasur përgjigje. Na telefononin dhe na kërkonin të vinim t’u jepnim apartamente me qira jashtë qytetit. Është e vërtetë që akomodimet në fusha nuk janë luksoze, ashtu siç është e vërtetë edhe që me çmimet që shesim pjeshkët nuk mund të përballojmë shpenzime të tilla.

Christos Giannakakis thekson se gjetja e punëtorëve në vendet aziatike pengon procedurat komplekse burokratike të vendosura nga sistemi grek, veçoritë fetare dhe madje edhe rivalitetet gjeopolitike midis vendeve në fjalë.

Kemi muaj që ndjekim autoritetet që të merren seriozisht me konsullatat. Mësojmë se njëmbëdhjetë zyrtarë janë dërguar në konsullatat tona në Indi. Stafi duhet të dërgohet edhe në vende të tjera për të dhënë viza, për të bërë punë burokratike. Deri tani ishim rehat me Shqipërinë. Ne i dërgonim letrat në kufi, ata jepnin një vulë dhe punëtorët kalonin. Puna u krye shpejt. Ne e dimë se po rrezikojmë duke sjellë punëtorë nga Azia, sepse ata nuk e dinë punën, por ne nuk kemi zgjidhje. Ne e dimë që punëtorët më të mirë janë ata nga Shqipëria. Ata e dinë punën, janë më punëtorë, na njohin dhe ne i njohim, janë më afër.

Baby Boo