Të shtënat ma kallash për 11 tetorin, MPB: Jemi në kërkim të dy autorëve


Gjuajtje masive me armë zjarri janë regjistruar një natë me parë në kuadër të festës së 11 tetorit, 80 vjetorin e Kryengritjes Popullore Maqedonase. Sekuenca të publikuara në rrjetin social “TikTok” dëshmojnë për gjuajtje me kallashnikov.

Vendi nga ku është shtënë me armë zjarri dyshohet të jetë institucion shtetëror, por një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar. Për policinë mbetet e panjohur edhe adresa e vendngjarjes. Ndonëse në video incizim potencohet se ngjarja ka ndodhur në Prilep, policia nuk posedon një informacion të tillë.

Ekspertët e krimit kompjuterik pranë MPB-së janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Në momentet e para kur do të dihen autorët, do të merren masa në përputhje me ligjin. Për momentin nuk e dimë adresën e ngjarjes dhe as identitetin e personave të përfshirë në të”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Përmes incizimit nuk vërehet qartë nëse bëhet fjalë për nëpunës policorë apo të Ushtrisë edhe pse personat që vërehen ne incizim janë të uniformuar. Profili i cili ka publikuar incizimin nuk është aktiv në “TikTok”./Alsat

Baby Boo