Mustafa: “Ky vit ishte më i suksseshëm në krahasim me mënyren e të mësuarit vitin e kaluar”


Eksperti i arsimit, Avzi Mustafa, ka deklaruar se mënyra e të mësuarit gjatë këtij viti ishte më e mirë dhe më e suksesshme në krahasim me mënyrën e të mësuarit vitin e kaluar.Viti i ri shkollor në vend filloi me protokolle të ndryshme për mbrojtjen e nxënëseve dhe mësimdhënëseve nga virusi korona. Sipas protokolleve, nxënëseve duhej t’ju matej temperatura para hyrjes në shkollë, të mbanin maskën mbrojtëse, të dezinfektonin duart dhe në rast se ndonjë nga nxënësit dilte pozitiv atëherë e gjithë klasa duhej të shkonte në izolim dhe mësimi të zhvillohet nga distanca për dy javët e ardhshme.

Eksperti i Arsimit, Avzi Mustafa, për gazetën KOHA, ka deklaruar se mënyra e të mësuarit gjatë këtij viti ishte më e mirë dhe më e suksesshme në krahasim me mënyrën e të mësuarit vitin e kaluar. “U vërtetua ajo që potenconim vazhdimisht se fëmijët janë më të mbrojtur në shkolla sesa në shtëpi apo në rrugë kur ka mësim nga distanca. Gjatë këtij viti fëmijët e kanë pasur më të lehtë të zgjidhin problemet e tyre shkollore dhe të pyesin mësimdhënës për vështirësitë gjatë mësimit”, ka deklaruar ai. Ndërsa sa i përket protokollove tjera Mustafa, tha se duhet të rishikohet dhe mbajtja e maskës nga fëmijët gjatë orës mësimore. “Maska shkakton vështirësi në frymëmarrjen e nxënëseve dhe mendoj se ajo duhet të hiqet por të respektohet distanca dhe dezinfektimi i duarve. Pasi maska nuk po përdoret sipas metodave të duhura ku po mbahet një maskë nga një javë dhe kjo nuk është higjienike”, ka përfunduar Mustafa.

Sa i përket mbajtjes së maskave kohë më parë edhe prindërit kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe KSI, që ta heq detyrimin për mbajtjen e maskës gjatë orës mësimore. Sipas tyre, maska ka shkaktuar neveri dhe vështirësi si në frymëmarrje ashtu edhe në të folur.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive, kanë deklaruar se për momentin nuk kanë marrë asnjë vendim për ndryshimin e protokollove për ndjekjen e mësimit dhe as nuk është diskutuar. “Po ndjekim me vëmendje gjendjen epidemiologjike në vend dhe nëse ka ndonjë ndryshim të madh do të konsultohemi edhe me institucionet tjera dhe do të vendoset për protokollet tjera të arsimit”, kanë deklaruar nga atje. Ndryshe, gjendja me virusin korona në shkolla është e qëndrueshme dhe e monitoruar mirë. Sipas statistikave të publikuara vetëm 0.02 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve janë të infektuar. Ndërkohë 0.2% kanë qenë raste aktive edhe para se të filloj viti ri shkollor apo kur mësimi është mbajtur nga distanca.

Baby Boo