“Nuk ka arsye të barten maskat”, deklarata e Epidemiologut të njohur suedez teksa rastet po bien në Suedi


Ndërsa rastet me COVID-19 të Suedisë vazhdojnë të bien, epidemiologu i lartë i vendit Anders Tegnell tha se ai nuk sheh “asnjë arsye” për të detyruar bartjen e maskave në publik. “Me numrat që zvogëlohen shumë shpejt në Suedi, ne nuk shohim asnjë arsye të veshim një maskë për fytyrën në Suedi madje as për transportin publik” tha ai siç raportohet nga Fortune. Sipas Newsweek, niveli i vd*ekjes së Suedisë nga COVID19 tani është më i ulët se ai i Italisë, U.K dhe Spanja pavarësisht se kurrë nuk kanë zbatuar një bll*okim në shkallë të plotë: Që nga e diela niveli i fundit i vde*kjeve në Suedi (vd*ekje për 100.000 njerëz) u raportua të ishte 56.40. Shifra është më e ulët se ajo e raportuar në SHBA. (69.60), Spanjë (60.88) dhe Itali (58.16), sipas raportit të fundit të dielën nga Universiteti Johns Hopkins.

Aktualisht, ShBA ka numrin e katërt të vd*ekjeve në botë, ndërsa Spanja dhe Italia (të cilat përkatësisht kanë numrin e gjashtë më të lartë dhe të tetë të vde*kjeve, më parë) ishin dy vendet e Europës më të godi*tura nga shp*ërthimi. Raporti më i fundit raste-fatalitet i Suedisë (perqindja e vdekj*eve në krahasim me rastet totale) u raportua të ishte 7.1 përqind. Shifra është më shumë se gjysma e përqindjes së raportuar në ShBA (15.1 përqind), gjysma e Italisë dhe Belgjikës secila raporton 14.2 përqind dhe gati gjysma e Francës 13.4 përqind sipas Universitetit Johns Hopkins.

Baby Boo