Vullnet Murseli: Dragan Kovaçki me mentalitetin e Gruevskit dhe Jankullovskës


Kërcënimet e bartësit të listës së VMRO-DPMNE në njësinë zgjedhore 3 Dragan Kovaçki drejtuar Ministrit të Drejtësisë, z. Krenar Lloga , janë kakarisje fashiste të një mbetje grueviste në realitetin e ri të Maqedonisë së Veriut.

Mesazhi i Kovaçkit që i është dërguar z. Lloga ku e kërcënon këtë të fundit që mos bëjë fushatë në njësinë zgjedhore numër 3 tregon se Kovaçki vazhdon të mendojë se pakicat kombëtare në vendin tonë janë numra për të arritur një shumicë për VMRO-DPMNE dhe jo njerëz me të drejta kushtetuese dhe qytetarë të barabartë të këtij vendi që synon Bashkimin Evropjan. Është mësuar z. Kovaçki nga ish patroni i tij Nikolla Gruevski, por edhe nga Gordana Jankullovska e cila thoshte se “Romët (në fjalorin e saj “ciganët”) do i kapim për veshi dhe do i nxjerrim të votojnë për VMRO-në. Është për keqardhje që ky mentalitet i Gruevskit dhe Jankullovskës të vazhdojë të jetë retorikë e VMRO-së që pretendon të jetë ndryshe nga ajo e Gruevskit dhe kriminelëve të tjerë që pothuajse i sollën vendit luftë civile.

Romët, Boshnjakët, Turqit, Vllehët por dhe pakicat tjera kombëtare në vendin tonë do të përfaqësohen me dinjitet nga të zgjedhurit e tyre, dhe ata do të mund të zgjedhin të bëhen pjesë e një koalicioni që ju garanton integrimet evropjane, dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë që askush t’i tërheqë për veshi, siç janë mësuar eksponentët e kaluar e të tanishëm të VMRO-DPMNE-së.

https://shorturl.at/pQVY6

Baby Boo