Mjekët: Gjidhënia te foshnjat duhet të zgjasë deri në dy vjet


Gjidhënia në vend është e ulët, ajo zgjat vetëm 12 muaj ndërsa rekomandohet që të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj. Sipas pediatrit dhe Kryetarit të Organizatës për kujdesin dhe edukimin e shtatzënave, nënave dhe fëmijëve “Llullka”, Denis El Khalili pavarësisht dëshirës, nënat ndërprejnë gjidhënien për shkak të mungesës së durimit, informimit të pamjaftueshëm, edukimit ose mungesës së mbështetjes. Ai thotë se secila nënë ka qumësht për foshnjen e saj.

Sipas hulumtimeve, 64% e nënave fillojnë t’u japin gji foshnjave në ditën e parë, që do të thotë se në përgjithësi tek ne gratë dëshirojnë të japin gji, megjithatë është shumë e rëndësishme mbështetja që do të marrin si në spital, por edhe pas lëshimit nga spitali, kur të shkojnë në shtëpi. (3:08-3:18)Nënat duhet patjetër ta dinë se nuk ekziston diçka që quhet “qumësht i dobët”, respektivisht nëna gjithnjë ka qumësht të atillë që i nevojitet foshnjës së saj- rekomandon Denis El Khalili, Pediatër dhe Kryetar i Organizatës “Llullka”.

Madje 72% e foshnjave nga 0-2 vjet shfrytëzojnë biberon, konsumojnë ujë apo çaj dhe këto e pengojnë gji dhënien në 6 muajt e parë. Në një anketë, disa nëna për Alsat thonë se gjidhënia është kënaqësi e veçantë.

(A jeni nënë?) Po. (Sa fëmijë i keni?) Një. (Si e keni ushqyer? Me gji?) Po. (Sa kohë?) 11 muaj deri në 1 vit, pastaj filluam me qull pemësh dhe perimesh për foshnje. Ishte fëmija i parë. Ndjenja ishte e veçantë. Nuk dinim si. Gjithsesi se është më mirë të ushqehen foshnjet me qumësht nëne.”

Po i kam ushqyer me gji, për 1 vjet. Ndjenja më e mirë është që si nënë të mund ta ushqesh me gji dhe fosnja të rritet, të jetë i shëndetshëm.”

Me gji. (Sa kohë e keni ushqyer?) Deri në 6 muaj. A mendoni se është e rëndësishme që fosnja të rritet shëndetshëm? Po, normal se është e rëndësishme.”

Khalili duke iu referuar hulumtimeve më të reja në botë, thekson se përmes gjidhënies foshnja përfiton nivel të lartë të imunitetit, nëna ka më pak gjasa të sëmuret nga kanceri i gjirit dhe kanceri i vezoreve, ndërsa familja pos harmonisë përfiton edhe materialisht.