Filipçe: Doza e tretë e Pfizer rrit ndjeshëm efektivitetin e të gjitha llojeve të virusit


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se deri më tani vetëm agjencia amerikane ka dhënë rekomandim për dozën e tretë të vaksinës Pfizer, por në pacientët me imunitet të dë*mtuar që sipas tij janë pacientë që transplantohen dhe ata me dializë kronike. Filipçe theksoi se sipas analizës, doza e tretë e vaksinës Pfizer – doza përforcuese e rrit ndjeshëm efektivitetin e saj.

Filipçe tha se ende zgjasin studimet lidhur me atë çfarë efekti ka doza e tretë të vaksinës.
“Një nga studimet e fundit që doli ishte një studim në Izrael që zbuloi se efikasiteti u rrit ndjeshëm pas një doze të tretë të vaksinës. Sipas informacioneve tona, kompania Pfizer ka shkuar më larg në këtë pjesë”, tha Filipçe .
Ai theksoi se vaksina Pfizer rrit ndjeshëm efektivitetin e të gjitha llojeve të virusit, edhe ndaj alfa, beta dhe delta të virusit kur bëhet fjalë për aplikimin e dozës së tretë.

Intervali kohor që duhet të kalojë për të marrë dozën e tretë është gjashtë muaj, ndërsa në vendin tonë, theksoi ai, askush nuk e ka marrë dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar gjashtë muaj nga rivaksinimi.
“Fakti që disa njerëz humbin sasinë e antitrupave të zbuluar nuk do të thotë se ata nuk kanë imunitet. Në fakt, analiza tregon se doza përforcuese rrit antitrupat në sasi, që do të thotë se tashmë nga dozat e mëparshme krijohet imuniteti dhe organizmi reagon dhe mbron, ndërsa dëshmi e kësaj është doza përforcuese ose ri-kontakti me virus”, tha Filipçe.

Filipçe tha se të gjithë qytetarët që janë vaksinuar jashtë vendit kur do të deponojnë certifikatë valide se është bërë në një vend tjetër, për shembull në Serbi, do të regjistrohen për dozë të tretë, që do të thotë se ata do të mund ta marrin atë vendin tonë dhe ta marrim certifikatën tonë valide.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 674 raste të reja me Covid-19 nga 4,618 testime të kryera, u shëruan 403 ndërsa 27 vdiqën. Numri i rasteve aktive në vend është 14,360.

Baby Boo