Milionat për UÇK’në i kishte konfirmuar edhe Bujar Bukoshi. Shikoni çfarë thoshte ai


Më 2 janar të vitit 2000, në një intervistë dhënë për gazetaren Dijana Toska, kryeministri në egzil, Bujar Bukoshi kishte folur për fondin e Qeverisë së tij. Ai kishte treguar nëse Ministria e Ahmet Krasniqit i kishte dhënë para komandatëve të UÇK”së, që sot pas 18 vjetëve u rikthye në polemikë në Kuvend mes Xhavit Halitit të PDK”së e Anton Qunit të LDK”së.

Përfaqësues të UÇK”së dhe FARK”ut kanë kthyer në aktualitet sërish temën e periudhës së viteve të 90-ta, të luftës dhe të fondit të tre përqindëshit.

Shpërtheu një polemikë, kur deputeti i LDK”së, Anton Quni, tha se Qeveria e Bukoshit, me ministër të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, kishte ndarë para për UÇK”në, shkruan Gazeta Express.

Quni tha dje në Pressing të T7 tha se Ahmet Krasniqi ia kishte dhënë rreth 8 milionë marka Xhavit Halitit për armatim të UÇK”së. Kjo kishte tronditur Halitin, i cili sot në Kuvend iu përgjigj Qunit duke i thënë se po gënjente për tetë milionëshin.

Se Ministria e Mbrotjes së Qeverisë ne egzil u kishte dhënë para komandantëve të UÇK”së, kishte thënë edhe kryeministri i atëhershëm Bukoshi 18 vjet më parë në një intervistë për gazetaren Diana Toska.

“I kemi dhënën direkt të holla komandantëve të UÇK”së. Ka pasur raste kur kanë ardhur vetë në Gjermani dhe kanë thënë se u duhen armë”, kishte thënë Bukoshi në janar të 2000″ës.

“Ne i kemi dhënë Ministrisë së Mbrojtjes të holla në dispozicion që ata të organizojnë, natyrisht oficerët dhe ushtarëve u duhet ushqim dhe fishekë”.

“Në periudhën 8 vjecare nga fondet e Republikës së Kosovës dhe burime të tjerë janë mbledhur 217 milionë marka gjermane, 3.6 milionë dollarë, 30 franga, 24 mijë funta. Përafërsisht mbi qerek miliardë për tetë vjet”, thoshte kryeministri i atëhershëm.

“Nuk e kemi krijuar UÇK”në, por e kemi përkrahur atë. Para UÇK”së, paralal me UCK”bnë ne kemi punuar në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne në vitin 1993 kemi shfrytëzuar 4.3 milionë marka për armatim në atë kohë kur ishte e vështirë të flitej për këto punë” . /Express/

Baby Boo