Osmani: Shumë shpejtë do ta arrijmë Malin e Zi në negociata


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociues kryesor, Bujar Osmani, skriningun e sotëm të parë përgatitor e quajti ditë historike dhe porositi se Maqedonia, duke pasur parasysh përvojën e vet, shumë shpejtë mund t’i arrijë fillestarët që tashmë negociojnë – Malin e Zi dhe Serbinë.

“Këtë vit Komisioni evropian dha mesataren për gjithçka që është bërë nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim: Maqedonia është në vendin e parë me Malin e Zi në pjesën e transponimit të legjislaturës evropiane. Ne nuk kemi filluar negociata, ndërkaq tashmë jemi në vend të parë, që do të thotë se kur të hyjmë me konferencën e parë ndërqeveritare (fillimi i negociatave me BE-në, v.j.) dhe respektohet parimi i regatës (secili sipas meritës, v.j.), pa kushtëzime shtesë, që konsideroj se nuk do të ketë sepse i mbyllëm çështjet politike, unë konsideroj se shumë shpejtë do të jemi të parët në proces”, vlerësoi Osmani./Pacensure

Baby Boo