Mickovski ‘varros’ parimin ‘fitues me fitues: Do të koalicionojmë me parti shqiptare që përputhet me programin tonë politik!


Kruetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në emisionin debatues “Rruga Drejt…” sonte ka ‘varrosur’ përfundimisht parimin “fituesi me fituesin” gjatë formimit të qeverisë në të ardhmen, shkruan Fakte. Ai ka thënë se nëse partia e tij fiton zgjedhjet, do të koalicionojë me parti shqiptare dhe tjera, të cilat përputhen me programin e tyre politik.

Nëse ne fitojmë, do të formojmë Qeverinë me ato parti të cilat do të përkrahin programin tonë politik” – ka thënë mes tjerash Mickovski, duke u përgbigjjr në pyetjen e gazetares “nëse do të koalicionin gjatë formimit të qeverisë, me partinë fitiese në kampin shqiptar”.

Parimi “fituesi me fituesin” ishte pjesë e “Marrëveshjes së Majit” që u nënshkruajt mes subjekteve kryesore politike në vend, pas formimit të qeverisë VMRO-PDSH në vitin 2006, edhepse PDSH nuk ishte fituese tek shqiptarët. Arë kohë, BDI si fituese tek shqiptarët, shkaktoi bllokadë politike dhe institucionale, dhe pas zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2008, në bazë të Marrëveshjes së Majit, formoi qeveri me VMRO-në.

Po kjo BDI, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare vendosi të mos koaliciononte partnerin e deriatëhershëm, VMRO-në, por me LSDM-në, edhepse VMRO-ja kishte dy deputetë më tepër, që e bënte fitues në kampin maqedonas.

Pas këtyre zhvillemeve, dhe pas deklaratës së fundit të Mickovskit, që nënkupton anulimin e plotë të parimit “fituesi me fituesin”, shqiptarët në Maqedoni himbin kuptimin e politikbërjes, pasi edhe nëse opcioni i tyre politik do fitonte bindshëm në zgjedhje, kjo nuk do të thotë se ata do të qeverisin, por kjo varet ekskluzivisht nga mandatari, që në bazë të numrave, në Maqedoni gjithmonë është një maqedonas.

Baby Boo