ZHDUKET ADOLESHENTI SHQIPTAR NË BRITANI, NË KËRKIM PREJ DY MUAJSH (EMRI-FOTO)


Policia britanike është vënë në kërkim të një të mituri shqiptar i cili është shpallur i zhdukur prej disa muajsh.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Erlind Gjana, i cili që prej datës 10 korrik të këtij viti ka humbur kontaktet me familjen.

Për herë të fundit i mituri është parë në zonën ku banonte në Bournemouth.

Policia britanike prej kohësh po kërkon për gjetjen e tij, ndërsa e vetmja e dhënë që ata kanë është se kanë zbuluar se ka udhëtuar në kryeqytetin britanik dhe në Kent.

“Nuk kemi informacione që sugjerojnë se Erlindi mund të jetë lënduar, por ai është zhdukur prej një kohe të gjatë dhe tani jemi të interesuar të dimë nëse është i sigurt dhe mirë. Kemi bërë hetime për të lokalizuar vendndodhjen e Erlindit dhe kemi zbuluar që ka udhëtuar në Londër dhe Kent”, tha detektivja Sara Watts.

Autoritetet i bëjnë thirrje çdo personi që ka informacione mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë policinë.

“U bëj thirrje çdokujt që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, apo nëse shohin një person të ngjashëm me përshkrimin të kontaktojnë policinë. Dua gjithashtu t’i them Erlindit që të na kontaktojë direkt ne sepse jemi të interesuar të dimë nëse është mirë”, theksoi detektivja.

Erlind Gjana është 1 metër e 60 centimetra i gjatë, ka trup të hollë dhe flokë të errëta.

Baby Boo