Djali e braktis nënën para shtëpisë së pleqve, duke e lënë me lot


Të afërmit e një gruaje të moshuar në Brazil mund të dënohen me tri vjet burg, pas një videoje e cila doli në internet.

Në videon e publikuar shihet njëri nga anëtarët e familjes duke e braktisur gruan e shkretë jashtë shtëpisë së pleqve, në një natë të ftohtë, para se të largohej që aty dhe ta linte atë vetëm.

Kamerat e sigurisë jashtë shtëpisë së kujdesit e kapën momentin kur gruaja e moshuar braktiset nga familjarët e saj, transmeton Gazeta Express.

Natën kur ajo u braktis, temperaturat e dimrit në Brazilin Jugor ishin 10 gradë C. Personi që e la gruan aty, i ra ziles dhe priti që dikush të dilte jashtë.

Në videon e incizuar, gruaja mund të shihet duke qarë pas asaj që ndodhi.

https://www.youtube.com/watch?v=jxZyZDc64A8

Baby Boo