Sela: Rikonstruimi i qeverisë, komedi dhe aktrim i kryeministrit


Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela rikonstruimin e qeverisë nga kryeministri Zaev e quajti një komedi dhe aktrim të zakonshëm që ai po vazhdon ta bëj sikur se bëri me shkarkimit e kryetarëve të degëve të LSDM-së . Ai tha se shqiptarëve në përgjithësi iu duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që ta largojnë pushtetin e inkriminuar dhe kriminalizuar.

Sela komentoi edhe marrjen në pyetje të aktivistëve të Lëvizjes Besa nga policia në lidhje me grafitet. Ai tha se kjo është formë e shprehjes së lirisë dhe se me këtë veprim të policisë po cenohen liria e shprehjes.

Baby Boo