Mickoski: Vendi gjendet në krizë të thellë ekonomike


Kreu i opozitës Hristijan Mickoski ka deklaruar se krahas krizës shëndetësore, vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike. Ai për këtë akuzoi qeverinë aktuale.

“Dua të shpreh shqetësimin tim për gjendjen ekonomike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë. Të dhënat që posedoj flasin se menjëherë pas krizës shëndetësore, ekziston një krizë e rrezikshme ekonomike. Edhe sikur të mos ndodhte pandemia, të dhënat e mia flasin se ekonomia nga qeveria e papërgjegjshme e Zaevit dhe Spasovskit, shkonte drejtë bankrotit. Është harxhuar pa mëshirë dhe kjo nuk ka lidhje me politikën. Për këtë që po them ekzistojnë numra, të cilët do t’i publikoj në vazhdim.,”, tha Mickoski duke shtuar se vetëm gjatë muajit mars janë harxhuar 50 milion euro.

“Është realizuar një vjedhje e mirë-planifikuar të ekonomisë në tre mujorin e parë të vitit me qëllim që të mbulohen zgjedhjet që duhet të mbaheshin. Janë harxhuar 120 milion euro më shumë se sa ajo që kanë grumbulluar në buxhet”, u shpreh Mickoski.

Baby Boo