Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.456 teste të kryera janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 5 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 26 pacientë. Ndërsa be*tejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.364 raste, prej të cilëve 148.872 janë shëruar, kurse 5.435 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.083 raste aktive me virusin korona, 439 prej të cilave vetëm në Shkup, ndërsa 107 në Kumanovë.

Baby Boo