Mickoski është paguar 20.000 euro për angazhimin e tij si këshilltar në Qeveri


1.2 milion denar është shuma e cila iu është paguar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, për angazhimin e tij si këshilltar në kabinetin e ish kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev, transmeton Almakos.

Sipas dokumenteve me të cilat disponojmë, Mickovski është angazhuar në periudhën nga muaji prill i vitit 2015 deri në tetor të vitit 2016.

Në atë periudhë, përveç për dy muaj, kompensimi mujor që iu është paguar është 68.363 denar ose 1.100 euro.

Mickovski në një deklaratë për Telma vërtetoi se për një pjesë të periudhës është angazhuar si këshilltar i kryeministrave Gruevski dhe Dimitriev ku iu është paguar honorar. Ai nuk e ka përmendur të dhënën se ka marr honorar, pasi që deri më tani askush nuk e ka pyetur për këtë gjë.

Në TV duelin me kryeministrin Zoran Zaev, Mickovski ka thënë se ka punuar pro bono dhe se shërbimet e Qeverisë nuk kanë mundur ta gjejnë shumën, pasi që ajo nuk ekziston./Almakos/

Baby Boo