Spitalet Covid/Psikotraumatologia: Pacientët, në ankth prej virusit dhe izolimit


Ndërkohë që vendi po përballet me raste të reja ditore të përsonave të infektuar me COVID-19, shtim të numrit të pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim, si dhe me raste fataliteti prej virusit, psikologët ngrenë alarmin se duhet të ngrihen struktura më të mira për t’u ardhur në ndihmë personave që shfaqin ankth dhe frikë prej koronavirusit. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, psikotraumatologia Besarta Taçi, vë theksin te mbështetja psikologike që stafi mjekësor dhe pacientët duhet të marrin, duke nënvizuar se një rol të rëndësishëm në përkeqësimin psikologjik dhe emocional të pacientit luan mungesa e komunikimit me familjarët.

Nga Ina Allkanjari

Pas shqetësimeve të shumta, të ngritura nga qytetarët, lidhur me ndalimin e telefonave për pacientët e shtruar në spitalet Covid, si dhe ngjarjes tragjike ku një pacient me koronavirus i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, psikologët ngrenë alarmin se komunikimi me pacientët është shumë i rëndësishëm në situata të tilla. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, psiko-traumatologia Besarta Taçi, tregon se pacientët ndihen të izoluar brenda mureve të spitaleve, dhe mungesa e komunikimit me familjarët nëpërmjet telefonit i bën ata të ndihen të vetmuar dhe të frikësuar, nëse do të mund ta fitojnë “luftën” me COVID-19.
Të plotë e lexoni këtu:https://fjala.al/2020/09/09/spitalet-covid-psikotraumatologia-pacientet-ne-ankth-prej-virusit-dhe-izolimit/?fbclid=IwAR3Ry25T1IARmuTbndzfM1wNe3EK0TtjWJ4HNfGHv4zbsk-PtsZ6bVajo1c

Baby Boo