42-vjeçarit nga Buzallkova e Velesit që kishte djegur kazinon i rrezikohet burgim prej 1 deri në 10 vite


42-vjeçari nga Buzallkova e Velesit, të cilit i është dhëne paraburgim prej 30 ditëve, për shkak se i ka vënë flakën një kazinoje në të cilën më parë ka humbur para, i rezikohet dënim me burgim nga një deri në dhjetë vjet.

Ndaj tij ka filluar hetimi për shkak të dyshimit se ka kryer “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292 paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ngjarja që shkaktoi reagime të qytetarët ndodhi më 18 janar, kur 42-vjeçari kishte humbur paratë në një kazino e më pas e kishte djegur të njejtën . Zjarri shkaktoi dëme të mëdha materiale, por njëkohësisht edhe frikë të madhe te personat që banonin në objektin mbi kazino, në rrugën “Bllagoj Gjorev” në Veles.

Zjarri është lokalizuar vetëm pas dy orësh, pra para orës 20 të mbrëmjes.

Rasti ka hasur në reagime të dhunshme dhe ka aktualizuar edhe një herë kërkesat e qytetarëve për zhvendosjen e kazinove nga zonat e banuara, sepse ato janë shumë shpesh vende ku ndodhin incidente, nga përleshjet me armë të ftohta, deri te sulmet dhe vrasjet me armë zjarri.

Baby Boo