Prokuroria në pritje të kallëzimit penal nga MPB për sulmin në M-NAV


Prokuroria është në pritje të kallëzimit penal nga Ministria e Punëve të Brendshme për ndërhyrjen e djeshme në M-NAV, ku u sulmuan disa punonjës.

“Për momentin po kryhen veprimet për sqarimin e ngjarjes. Prokuroria Themelore Publike në Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga MPB-ja dhe për procedurën e mëtutjeshme do ta informojë opinionin përkatës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Nga ana tjetër MPB-ja është në kërkim të katër personave të përfshirë në ngjarjet në M-NAV, siç kanë bërë me dije nga atje, në periudhën në vijim policia do të sigurojë në vazhdimësi objektin e M-NAV.

Baby Boo