BDI: Në gjashtë komuna bartëse të listave janë femra, fuqizojmë rolin e femrës në shoqëri


Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokal do të garojë me 35 lista për këshilltarë dhe 19 kandidat për kryetar komune, theksoi kështu në konferencën për shtyp Arta Bilalli Zendeli nga BDI. Ajo mes tjerave tha se listat e BDI-së përbëhen prej emrave eminent nga Shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra dhe personalitete të suksesshme nga sfera të ndryshme.

Arta Bilalli Zendeli nga BDI mes tjerave tha se në këto zgjedhje në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshillin komunal do të jenë gra.
Fjalimi i plotë i znj. Arta Bilalli Zendeli:
Të nderuar qytetarë, Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ndodhemi sot këtu para jush që të njoftojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim konform dispozitave ligjore të Kodit Zgjedhor, në afatin e përcaktuar ka dorëzuar Listat e kandidatëve për anëtarë në Këshillat Komunal dhe Listën e kandidatëve për Kryetar komunash për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Këto lista janë reflektim objektiv i fokusit tonë që në shërbim të qytetarëve të jenë kandidatë të denjë për të qenë zëri i popullit, të cilët do të përkujdesen për realizimin e përpiktë të qëllimit për jetë cilësore të të gjithë qytetarëve të vendit

Ju njoftojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me gjithsej 35 Lista të kandidatëve për Këshilla Komunal, ndërsa me kandidat për kryetar do të garojë në gjithsej 19 komuna.
Si gjithmonë, respektojmë përfaqësimin adekuat të femrës në politikë, fuqizojmë zërin e rinisë në procesin e politikave të vendimmarrjes lokale në çdo komunë, si dhe avancojmë në nivele më larta edhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Listat e Bashkimit Demokratik për Integrim përbëhen nga persona profesional dhe kredibil në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë. Listat përbëhen nga emra eminent të shoqërisë civile, përfaqësues të rinisë, gra si dhe personalitete të suksesshme në sfera të ndryshme.
Në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshill komunal do të jenë nga gjinia femërore.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me këto personalitete do të jetë fituese absolute në zgjedhjet lokale me ç’rast në fokus do të ketë realizimin e programit zgjedhor që ka për qëllim përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
Më 17 Tetor do të fitojë vizioni për jetë cilësore për të gjithë!

Baby Boo