Mërgimtarët rrahin një laborant, donin që testin e Covid-19 ta bënin negativ me dhunë (Pamje)


Një laborant është sulmuar në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme ( e enjte), në Podujevë. Burrë e grua bënë testin për Covid19, por që rezultatet nuk i morën ashtu siç deshën.
Dyshohet se njëri doli pozitiv e tjetri negativ, dhe kjo bëri që çifti në fjalë të konfrontohet me laborantin i cili edhe iu kumtoi rezultatet.

bëhet e ditur se çifti i cili besohet se jeton në një nga shtetet përendimore, kërkoi me ngulm që edhe testi tjetër të ishte negativ.
Tutje, IndeksOnline mëson se laborantët kanë refuzuar një kërkesë të tillë, gjë e cila bëri që çifti në fjalë të acarohej edhe më shumë.

Eshte kontaktuar edhe policia lidhur me këtë rast, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë informacion deri më tani.
Për më shumë pamjet mund t’i shihni më poshtë.

Baby Boo