Ademi: “Nesër Kuvendi seancë urgjente, do të votohet për rritjen e rrogave në Universitete për 22%”


Arbër Ademi:

Ashtu siç premtuam, nesër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë Seancë urgjente, ku në rend të ditës do të jetë propozim-Ligji për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë.

Besoj që ky propozim-Ligj do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvend.

Të gjitha universitetet publike meritojnë trajtim të barabartë dhe ne nuk do të lejojmë asnjë lloj diskriminimi ndaj tyre.

Baby Boo