Melinda paralajmëron këngën e re: “Kur të nxjeri unë këngë gjysma qajnë”

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, gjatë këtyre ditëve ka qenë më aktive në rrjete sociale.
Pas humbjes së nënës, Melinda nuk ishte aktive per një kohë. Ajo tani është rikthyer dhe ka sjellë disa foto dhe video, shkruan Pa Censurë.

Sonte në disa imazhe të publikuara në Instagram ajo paralajmëron hitin e saj të radhës ku ka zgjedhur një përshkrim shumë interesant në të cilin thuhet: “Kur të nxjeri unë këngë gjysma qajnë, gjysma m’gjuajnë por s’munden të më vr*asin”.

Kënga e fundit nga Melinda mbetet “Mëkatare” të cilën e solli në fund të vitit që lamë pas./Pa Censurë