Maqedonia e Veriut debuton me humbje kundër Austrisë në Kampionat Evropian 2020


Maqedonia e Veriut ka pësuar humbje në ndeshjen e saj debutuese në një Kampionat Evropian, pasi u mund 3:1 nga Austria në ndeshjen hapëse të Grupit C në Euro 2020.

Stefan Lainer, Michael Gregoritsch dhe Marko Arnautovic shënuan për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht, raporton Gazeta Express.

Katër futbollistë me prejardhje shqiptare luajtën titullar për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh.

Baby Boo